Arben Imami: Eliminuan Nanon e Berishën, por Rama me Bashën u plakën dhe mbetën Piter Panë

schedule11:46 - 30 Prill, 2022

schedule 11:46 - 30 Prill, 2022

Ish-ministri Arben Imami është një prej figurave të rikthyera që i bashkohet Kuvendit Kombëtar të PD të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit.

Me organizimin e këtij Kuvendi Imami tha se demokracia dhe vendimmarrja në parti mund të funksionojnë.

Demokracia në parti dhe vendimmarrja në parti mund të funksionojnë. Si problem dua të veçoj parimin e përfaqësimit. Një grusht njerëz kanë pushtuar institucionet qendrore. Duhet të synojmë përfaqësimin e qytetarëve sa më denjësisht. Anëtarësia e partisë iu rikthye vendimmarrjes. Në referendumin e dhjetorit kishte pjesëmarrje masive. Partia duhet të jetë e hapur për njerëzit me merita. Sa më të rinjtë të jenë njerëzit aq më mirë.

Por të mos mbetemi me formulimet e vjetra të rinj dhe të vjetra. Ishin parulla post komuniste. Kur thoshin se Nano dhe Berisha duhet të ikin se kanë kaluar moshën, këto u plakën e mbetën Piter Pan si kryeministra dhe kryetarë partie, këta të tjerët Rama e Basha. Qëllimi ishte të eliminonin drejtuesit politikë. Është e rëndësishme mbajtja e palcës së partisë, historisë së saj. Rithemelimi nuk është rishpikje”, tha Imami.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!