Arben Fetai: Duam marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë, të lidhim ura bashkëpunimi

schedule20:58 - 25 Nëntor, 2024

schedule 20:58 - 25 Nëntor, 2024

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai thotë se marrëdhëniet me Shqipërinë duhet të jenë vëllazërore dhe të shkëlqyera.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Fetai u shpreh se me Tiranën zyrtare duhet të lidhen ura bashkëpunimi.

“Edhe unë isha për vizitë zyrtare, edhe javën e kaluar, edhe përsëri këtë javë. Pata takime shumë konstruktive, vëllazërore, me ministrin e drejtësisë, ministra të administratës, SPAK, AKSHI dhe shumë takime të tjera dhe kjo është qasja. Ne duam të kemi marrëdhënie vëllazërore, të shkëlqyera me Shqipërinë. Po punojmë çdo ditë që t’i thellojmë kontaktet, të lidhim urat me Tiranën zyrtare. Këtu nuk bëhet fjalë që të zgjedhim. A jemi me Shqipërinë apo me Kosovën. Ne jemi me të dyja. Shqipërinë e shohim si shtetin amë dhe nuk mbajmë anë si herët e kaluara. Ne, në çështjet që prekin çështjet kombëtare, marrëdhëniet rajonale, me Kosovën, me Shqipërinë, me shtete të tjera në rajon, ne bashkërendohemi, komunikojmë edhe me Tiranën, edhe me Prishtinën. Nuk duhet t’i bëjmë stërkëmbëza Prishtinës”, theksoi ai./abcnews.al