Arben Dervishaj: “Arena Kombëtare”, kostoja kap vlerën e 70 mln euro

schedule22:59 - 25 Qershor, 2019

schedule 22:59 - 25 Qershor, 2019

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj i ftuar në emisionin “Pressing” premtoi se “Arena Kombëtare” do të jetë gati për ndeshjen Shqipëri-Islandë. Sa i përket stadiumit të skuadrës së Kukësit, Dervishaj zbuloi se projekti është gati dhe pritet të arrihet marrëveshja me bashkinë.

Impianti i ri që po ndërtohet “Arena Kombëtare” pritet të jetë gati për ndeshjen Shqipëri-Islandë, të paktën kështu thekson anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF-së, Arben Dervishaj. Në studionin e emisionit “Pressing”, Dervishaj zbulon edhe koston totale të projektit më të rëndësishëm futbollistik në Shqipëri.

Një tjetër impiant pritet të ndërtohet në Kukës aty ku skuadra verilindore do të luajë ndeshjet e saj. Sipas Dervishajt, projekti është gati dhe pritet të nisë punimet në momentin që do të gjendet gjuha e përbashkët me bashkinë e këtij qyteti.

Punimet po vijojnë me ritme të larta edhe në selinë e re të FSHF-së, kostoja e së cilës arin shifrën e 10 milionë eurove. Ndër të tjera, anëtari i Komitet Ekzekutiv në FSHF, Arben Dervishaj, premton se Federata Shqiptare e Futbollit ka në projekt ndërtimin e 30 fushave të tjera sportive./ABC News Albania 24/7