Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arabia Sudite: Donald Trump është shumë i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës në Gaza

schedule14:47 - 26 Shtator, 2025

schedule 14:47 - 26 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite i ka thënë Sky News se beson që Donald Trump është “shumë i përkushtuar” për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Princi Faisal bin Farhan al Saud tha se një takim i kohëve të fundit midis presidentit amerikan dhe udhëheqësve arabë shkoi “shumë mirë” dhe se ai shpresonte që së shpejti të arrihej një marrëveshje paqeje.

“Lufta ka vazhduar për një kohë shumë të gjatë, shumë njerëz kanë vdekur. Kanë ndodhur shumë vuajtje [dhe] tani kemi një zi buke në Gaza.”, theksoi ai.



“Dhe nga takimi pata përshtypjen se Presidenti Trump është shumë, shumë i përkushtuar për të gjetur një rrugë për t’i dhënë fund luftës, për të nxjerrë pengjet, për t’u sjellë lehtësim popullit të Gazës.

Pra, unë jam vërtet shpresëplotë se kemi filluar dialogun që do të na çojë drejt arritjes së këtij armëpushimi.”, shtoi Faisal bin Farhan al Saud.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!