Udhëheqësi i Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë dhe ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Mediat vendase bëjnë me dije se mbreti Salman bin Abdulaziz dhe princi i kurorës, Mohammed bin Salman, i kanë dërguar një mesazh urimi Biden dhe zëvendës presidentes së zgjedhur Kamala Harris.
Në mesazhin e tij Mbreti Salman shfaqi shpresën se marrëdhëniet midis dy vendeve do të forcohen në të gjitha nivelet.
Arabia Saudite është vendi i fundit i Gjirit që uroi Bidenin, i cili ka thënë se do t’i rivlerësojë lidhjet me mbretërinë./abcnews.al