Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite thirri ambasadorin e Suedisë në shenjë proteste ndaj vendimit të autoriteteve suedeze për t’u dhënë leje ekstremistëve për të djegur një kopje të Kuranit para një xhamie në Stokholm.
Në një deklaratë, ministria hodhi poshtë “aktin e turpshëm” dhe i kërkoi qeverisë suedeze të marrë masa të menjëhershme për të parandaluar veprimet që minojnë respektin dhe kundërshtojnë vlerat e tolerancës.
Të mërkurën, në ditën kur festohej festa e Kurban Bajramit, një person i identifikuar si Salëan Momika dogji një kopje të Kuranit nën mbrojtjen e policisë suedeze përpara xhamisë së Stokholmit.