Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, shtroi një iftar. Në fjalën e tij, ambasadori, shkëlqesia e tij,
“Kam kënaqësinë e veçantë të përcjell në emrin tim personal dhe në emër të stafit të Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë urimet më të përzemërta kujdestarit të dy xhamive të shenjta princit të kurorës dhe të gjithë popullit të nderuar Saudite. Duke ju lutur Zotit të plotfuqishëm që të përjetësoj sigurinë, stabilitetin, dhe prosperitetin e mbretërisë.
Përshëndes dhe uroj popullin mik të Shqipërisë për bashkëpunimin dhe respektin e ndërsjellë që ka karakterizuar marrëdhëniet tona bilaterale. Duke ju falënderuar edhe njëherë për prezencën tuaj, ju uroj nga zemra Agjerim të lehtë, të mbarë dhe të pranuar”, tha Faisal Ghazi Hivzi, Ambasador i Arabisë Saudite në Tiranë.
Si bujari e Zotit, kjo sofër bëri bashkë besimtarë, miq, përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, drejtues të komuniteteve fetare, titullarë të ambasadave të akredituara në vend, personalitete nga bota akademike.
Të pranishëm ishin edhe kryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, si dhe Kryegjyshi Botëror i Komunitetit Bektashi, Shënjteria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë në mbarë vendin përjetojnë një periudhë të thellë reflektimi shpirtëror, lutjesh dhe adhurimi. Krahas faljeve të përditshme dhe riteve tradicionale, agjërimi mbetet një nga shtyllat kryesore të këtij muaji, përmes të cilit besimtarët synojnë të afrohen më shumë me Zotin dhe të forcojnë lidhjen me familjen dhe shoqërinë.
Atmosfera e mbrëmjeve të Ramazanit kulmon me iftaret, të cilat po organizohen gjerësisht nga institucione, komunitete dhe familje, duke u kthyer në momente bashkimi dhe solidariteti.


