Arabia Saudite mirëpret Botërorin, FIFA përcakton vendin organizator të Kupës së Botës 2034

schedule17:16 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 17:16 - 11 Dhjetor, 2024

Tashmë gjithçka është zyrtare.

FIFA ka përcaktuar medistën e kësaj të marte, vendet organiztarore për organizimin e dy Kupave të Botës, për edicionet 2030 dhe 2034.

Botërori i vitit 2030 do të zhvillohet zyrtarisht në Spanjë, Portugali dhe Marok, por do të fillojë me nga një ndeshje në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguai, për të nderuar Botërorin e parë në 100 vjetorin e tij, teksa mbetet ende të mësohet se ku do të luhet finalja, por ky do të jetë Botërori i parë që luhet në një numër kaq të madh shtetesh dhe në tre kontinente të ndryshme.

Ndërkaq, Botërori i viti 2034 do të zhvillohet ne Arabinë Saudite, një shtet i cili ka bërë investime të mëdha në futbollin e këtij vendi duke shpenzuar miliarda euro për të afruar “yje”.

Një Botëror që padyshim do të rikthejë polemikat e atij të Katarit, rreth të drejtave të njeriut apo kushteve të punës për punëtorët emigrantë që do të ndërtojnë stadiumet dhe infrastrukturën në vitet e ardhshme, meqë një pjesë e madhe e stadiumeve ku do të luhen ndeshjet ekzistojnë vetëm në letër. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!