Arabia Saudite mbron princin, por Turqia akuzon

schedule10:38 - 22 Tetor, 2018

schedule 10:38 - 22 Tetor, 2018

Arabia Saudite ka pranuar zyrtarisht që gazetari Jamal Khashoggi është vrarë brenda selisë diplomatike të saj në Stamboll. Megjithatë ka mbrojtur princin e kurorës Salman. Por nga ana tjetër mediat turke kanë zbuluar detaje të tjera që implikojnë princin saudit në këtë ngjarje.

Autoritetet saudite mbrojnë princin e kurorës Mohammed bin Salman nga akuzat për urdhërimin e rrëmbimit dhe vrasjes së Jamal Khashoggi-t në konsulatën e tyre në Stamboll, por elementë të rinj të zbuluar nga hetuesit turq e vendosin njeriun e fortë të Mbretërisë në vështirësi. Ministri i Jashtëm Adel al-Jubeir foli për operacionin në konsullatë duke e konsideruar atë “të ndyrë”, me “individë që kanë shkuar përtej asaj që është urdhëruar nga autoritetet dhe kanë tejkaluar përgjegjësitë e tyre”. Në Fox News Al-Jubeir konfirmoi se “ata bënë një gabim kur vranë Khashoggi-n në konsullatë dhe pastaj u përpoqën ta fshehnin”. Mbreti Salman dhe princi saudit më pas kanë telefonuar djalin e Khashoggi-t, Salah, dhe shprehën ngushëllimet e tyre.

Gazetat turke, megjithatë, vazhdojnë të përhapin zbulimet e hetuesve që vënë Mohammed bin Salman në vështirësi. Gazeta Yeni Safak raportoi se princi ka biseduar në telefon me gazetarin Khashoggi pak pas hyrjes së tij në konsullatën në Stamboll: “Khashoggi u mbajt i burgosur nga komando brenda ndërtesës. Princi Bin Salman e kontaktoi atë në telefon dhe u përpoq ta bindte atë të kthehej në Riad. Khashoggi refuzoi për shkak të frikës se do të arrestohej dhe do të vritet atje. Ekipi pastaj vrau Khashoggi-n, sapo telefonata mbaroi». Mediat turke insistojnë që sauditët nuk kanë dhënë dëshmi bindëse se ku ka përfunduar trupi I tij. Kërkimi në dy zona të pyllëzuara në Turqi deri më tani ka rezultuar I kotë, dhe mediat ripërsëritën hipotezën se eshtra e viktimës, e copëtuar, janë tretur në acid.

Zhvillimet e hetimit e vënë Riad nën presion me aleatët perëndimorë. Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shprehur një qëndrim të përbashkët për t’i kërkuar Riadit të sjellë prova bindëse për rastin. Kancelarja gjermane Angela Merkel shtoi se derisa të ketë qartësi mbi fatin e gazetarit dhe disidentit, Berlini do të bllokojë eksportet e armëve në Arabinë Saudite. Trump ka përjashtuar deri tani një embargo të këtij lloji. Rijadi është një nga blerësit më të mëdhenj të armëve në botë, veçanërisht tek amerikanët dhe evropianët. Ndërsa presidenti Turk, Rexhep Tajip Erdogan premtoi se të martën do të zbulojë të vërtetën e plotë dhe të papërpunuar për rastin Khashoggi. Lidhur me vrasjen e tij, presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me Erdogan dhe u dakordësuan për vijimin e hetimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!