Arabia Saudite ka ekzekutuar pesë shtetas nga Jemeni, të cilët ishin dënuar me vdekje për vrasjen e një bashkatdhetari, duke e çuar në 12 numrin e ekzekutimeve të kryera në dy ditë.
Pesë burrat u ekzekutuan dje në Ashir, në Arabinë Saudite jugperëndimore, një ditë pasi shtatë persona të tjerë u ekzekutuan për krime të lidhura me terrorizmin.
“Hassan Fatini, Ibrahim Ali, Abdullah Dawëish, Abdullah Mazari dhe Hammoud Sui morën pjesë në vrasjen e Ahmed al-Aradi duke e goditur atë në kokë me një send para se ta prangosnin dhe ta linin të vdiste,” tha ministria e Brendshme saudite.
Arabia Saudite ka ekzekutuar 34 persona që nga fillimi i vitit, ndërsa 170 persona janë ekzekutuar në vend gjatë vitit 2023, sipas një raporti të AFP- së bazuar në të dhënat zyrtare. Monarkia e Gjirit është ndër vendet që përdorin më shumë dënimin me vdekje në botë. Për autoritetet saudite, këto ekzekutime, zakonisht me prerje koke, “pohojnë dëshirën e mbretërisë për të garantuar sigurinë, për të garantuar drejtësinë dhe për të zbatuar dëshirat e Zotit”.
/abcnews.al