Arabia Saudite do të presë samitin e paqes të organizuar nga Ukraina

schedule08:24 - 31 Korrik, 2023

schedule 08:24 - 31 Korrik, 2023

Arabia Saudite do të presë një samit të paqes të organizuar nga Ukraina në fillim të gushtit, duke kërkuar të gjejë një mënyrë për të filluar negociatat mbi luftën e Rusisë kundër vendit, kanë thënë zyrtarët.

Associated Press raportoi se samiti do të mbahej në qytetin port të Detit të Kuq, Jeddah, duke cituar një nga zyrtarët. Rusia nuk ishte e ftuar, tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Disa orë më vonë, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, konfirmoi se bisedimet do të mbaheshin në Arabinë Saudite, pa përmendur Jeddah si vendndodhje.

Ai tha se një formulë e paqes ukrainase që përmban 10 pika themelore “duhet të merret si bazë, sepse lufta po zhvillohet në tokën tonë”.

Vendet që do të marrin pjesë në samit do të përfshijnë Ukrainën, SHBA-në, Brazilin, Indinë, Afrikën e Jugut dhe disa vende të tjera, tha zyrtari saudit.

Bisedimet do të zhvillohen në fundjavën e 5 dhe 6 gushtit, me rreth 30 vende të pranishëm, raportoi Wall Street Journal.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!