Arabia Saudite dhe Irani rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas 7 vitesh

schedule15:13 - 10 Mars, 2023

schedule 15:13 - 10 Mars, 2023

Irani dhe Arabia Saudite njoftuan rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike pas bisedimeve në Kinë, sipas një deklarate të përbashkët të lëshuar sot nga media shtetërore e dy vendeve të Lindjes së Mesme, marrëdhëniet e të cilave ishin ndërprerë që nga viti 2016.

“Pas bisedimeve, Republika Islamike e Iranit dhe Mbretëria e Arabisë Saudite ra dakord të rifillojë marrëdhëniet diplomatike dhe të rihapë ambasadat dhe misionet (diplomatike) brenda dy muajsh”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve IRNA.

Mediat iraniane dhe saudite raportuan se të dy vendet theksuan në deklaratën e tyre respektimin e sovranitetit, si dhe mosndërhyrjen në punët e brendshme të njëri-tjetrit.

Arabia Saudite  dhe Irani ndërprenë marrëdhëniet shtatë vite më parë pasi misionet diplomatike saudite u sulmuan nga protestuesit në Republikën Islamike pas ekzekutimit nga Riadi të një kleriku të shquar sunit, Nimr al-Nimr.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!