Arabia Saudite/ Aktivistja për të drejtat e njeriut dënohet me 11 vite burg për terrorizëm

schedule10:32 - 1 Maj, 2024

schedule 10:32 - 1 Maj, 2024

Një aktiviste për të drejtat e grave është dënuar me 11 vjet burg në Arabinë Saudite për terrorizëm.

Sipas Amnesty International dhe ALQST me qendër në Londër, Manahel al-Otaibi, 29 vjeç, u dënua më 9 janar me 11 vjet burg gjatë një gjyqi të mbajtur “në fshehtësi”.

Akuzat kundër saj “kanë të bëjnë ekskluzivisht me mënyrën si vishej dhe shprehjen e opinioneve të saj në internet, veçanërisht faktin që ajo kishte bërë thirrje përmes faqeve të rrjeteve sociale për t’i dhënë fund sistemit të kujdestarisë në Arabinë Saudite.

Arabia Saudite njihet prej dekadash si një vend që minon dhe shtyp të drejtat e grave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!