Princi saudit Mohammed bin Salman ka premtuar se do të ndërtojë një rrjet të qyteteve inteligjente që nuk do të kenë makina apo rrugë.
Një projekt me emrin ‘The Line’ prej 500 miliardë dollarësh do të jetë pjesë e NEOM, i prezantuar në Tetor të 2017-s. Ai do të ofrojë “transport ultra të shpejtë”, automjete autonome dhe një plan urban që do të ofrojë shërbimet bazike, të tilla sa shkolla e klinika mjekësore të cilat do të jenë jo më shumë se 5 minuta larg në këmbë.
Mendohet që brenda “The Line” të jetojnë një milionë persona dhe do të furnizohet me 100 për qind energji të pastër.
Qyteti do ta ketë fokusin tek natyra, me disa trotuare në sipërfaqe dhe 2 rrugë për infrastrukturë dhe transport, të fshehura nëntokë.
Ndërtimi i këtij qyteti inteligjent pritet të nisë këtë vit, pasi është pjesë e Vizionit Saudit 2030, një projekt i dizenjuar për të krijuar 380 mijë vende pune dhe 48 miliardë dollarë. l.k/abcnews.al