Arabi Saudite, ekzekutohen 2 oficerë ushtarakë për “tradhti”

schedule17:04 - 14 Shtator, 2023

schedule 17:04 - 14 Shtator, 2023

Autoritetet saudite kanë ekzekutuar dy oficerë ushtarakë nën akuza për “tradhti”, tha Ministria e Mbrojtjes e vendit. Në një deklaratë, ministria identifikoi dy oficerët si pilotin Majed bin Mousa Awad dhe kryerreshterin Yousef bin Reda Hassan al-Azouni.

Oficerët u arrestuan në vitin 2017 për tradhti dhe mosruajtje të interesave të kombit, sipas deklaratës.

Në prill të vitit 2021, autoritetet saudite njoftuan ekzekutimin e tre ushtarëve nën akuza për “tradhti të lartë” dhe “bashkëpunim me armikun”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!