Arabët “kërkojnë” Ronaldon, Al Nassr gati të paguajë shifrën e çmendur, për ikonën e futbollit portugez

schedule11:05 - 27 Nëntor, 2022

schedule 11:05 - 27 Nëntor, 2022

Prej mbrëmjes së djeshmë, në mediat botërore po qarkullojnë lajme se yllit portugez Cristiano Ronaldo i janë ofruar 1.2 milionë paund në javë për të luajtur dëri në moshën 40-vjeçare.

Kjo do të realizohet vetëm në “luzitani” do të pranojë të transferohet në Arabinë Saudite te klubi Al Nassr.  Sipas portalit CBS, Al Nassr i ka ofruar Ronaldos një marrëveshje  3-vjeçare me shifra “stratosferike” , me vlerë 62 milionë funte.

Mund të jetë një ofertë joshëse për një nga ikonat e historisë së futbollit dhe në ai do të pranonte Ronaldo do të kishte të garantuar pjesëmarrjën në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al