Siç dihet tashmë, klubi i Newcastle duke filluar nga sezoni tjetër do të ketë pronarë të rinj. Bëhet fjalë për disa investitorë nga Arabia Saudite, të cilët kanë lidhje me qeverinë, konkretisht me princin e vendit arab.
Mediat angleze raportojnë se që në sezonin e parë ato nuk do të kursehen në merkato dhe Newcastle do të jetë një nga klubet më të forta në Premier League. Projekti arab fillon fillimisht nga pankina, ku para disa kohësh ishin disa emra në listë.
Por, mesa duket drejtuesit e kanë ndarë mendjen dhe i përzgjedhuri është ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino. Sipas “Sky Sport”, argjentinasi aktualisht është i papunë dhe shikohet nga pronarët si i duhuri për të drejtuar klubin.
Sigurisht dhe paga e tij do të jetë faraonike, plot 19 milionë euro në sezon. Ndërkohë flitet se në sezonin tjetër do të shikojmë në “St James Park”, emra si Phillipe Coutinho apo Antoine Griezmann. Gjithsesi këto ende janë zëra merkatoje dhe më shumë pritet të mësojmë në javët në vazhdim. /abcnews.al
BREAKING: Mauricio Pochettino is Newcastle’s prospective new owners’ number one choice to take charge at St James’ Park and they are willing to pay him £19m a year.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 29, 2020