Hatice Cengiz, gruaja e Jamal Kasogi, gazetarit saudit i cili u vra brenda konsullatës së mbretërisë sunite në Turqi në vitin 2018, ka shpërthyer pas blerjes të së Newcastke nga Arabët, duke theksuar se në këtë mënyrë ata nuk respektuan kujtimin e ish-burrit të saj, shkruan abcnews.al/
“Shitja e Newcastle më thyen zemrën, jam shumë e zhgënjyer. Ajo që kam bërë që kur u vra është të kërkoj drejtësi për të. Dhe befas shoh kudo në lajmet për shitjen e ekipit. Mos e bëni këtë. Duket se tifozët nuk kujdesen për atë që ndodhi me Jamal, ata kujdesen vetëm për gjendjen financiare të klubit.
Dua t’i kujtoj se ka gjëra më të rëndësishme. Ju duhet t’u dërgoni atyre mesazhin se ata nuk mund të blejnë vetëm një ekip pas asaj që bënë. “Respekto kujtimin e Jamalit, i cili pagoi çmimin për lirinë e fjalës,” tha Jamal Kasogi. /albeu.com/