“Arabë të ndyrë”, 2 gra myslimane sulmohen me thikë në Paris

schedule15:33 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:33 - 21 Tetor, 2020

Dy gra myslimane me prejardhje algjeriane janë sulmuar me thikë në një park të vogël rreth kullës Eiffel në Paris.

Autoritetet informuan se kanë arrestuar dy agresoret, ndërsa kanë informuar se sherri nisi të agravonte në përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”. Prokuroria tha se dy autoret do të përballen tashmë me akuzën e “tentativës për vrasje”.

Një nga gratë myslimane tregoi se një nga agresoret nxori thikën  duke e goditur me thikë gjashtë herë, duke i shkaktuar  lëndime në  mushkëri.  Ndërsa gruaja tjetër ka nevojë për operacion në duart e saj.

Ky sulm me motive raciste është regjistruar pak vetëm ditë pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë. Profesori u ekzekutua pasi kishte nxjerrë përpara nxënësve në klasë disa karikatura të profetit Muhamed./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!