Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aqif Rakipi “non grata”, Bardhi: Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare

schedule18:37 - 11 Prill, 2022

schedule 18:37 - 11 Prill, 2022

Gazment Bardhi ka reaguar, pasi Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli sot “non grata”, ish-deputetin e PS, Aqif Rakipi. Në një shënim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare.  Sipas tij, zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar e provuan një gjë të tillë.

Bardhi nënvizon se evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Ai thotë se vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare.

“Për herë të parë SHBA shprehet qartë se krimi i organizuar ka ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar. Zgjedhjet e Prillit 2021, veçanërisht në Elbasan, e provuan këtë dhe përfituesi i drejtpërdrejtë dhe arkitekti i kësaj skeme ishte dhe mbetet Edi Rama.

Evidentimi me emër dhe mbiemër nga SHBA i politikanëve të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar është një standart që meriton respekt dhe duhet të vijojë. Vetëm me mbështetjen e SHBA mund të pastrohet politika shqiptare dhe qeverisja tju kthehet njerëzve”, shkruan Bardhi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!