Aprovohet fond mbi 21 milion euro, në Itali s’i harrojnë klubet e varfra

schedule14:37 - 4 Qershor, 2020

schedule 14:37 - 4 Qershor, 2020

Koronavirusi ka krijuar një situatë të vështirë financiare në botën e futbollit. Serie A do të rifillojë në datë 20 mars, teksa FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka ndërmarrë një nismë të veçantë.

Salva Calcio“, quhet fondi i krijuar, që është aprovuar gjatë ditë së sotme. Një veprim për të shpëtuar sezonin, sidomos për të mos çuar klubet e ndryshme drejt krizës financiare apo falimentimit.

Komiteti i FIGC ka aprovuar 21 milionë e 700 mijë euro fond për futbollistët e Serie B dhe ata të kategorive të mëposhtme: Serie C ose Lega Pro dhe Serie D, ndryshe amatorët.

Është një nismë e paprecedentë. Përfaqëson një përgjegjësi të madhe që ndërmerr Federata në favor të sistemit të futbollit. Bëhet fjalë për diçka që do të ndihmojë të gjithë klubet“, u shpreh shkurt për Gabriele Gravina, presidenti i Federatës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!