Apple Inc ka reduktuar prodhimin e pajisjeve iPad në mënyrë që të sigurojë më shumë komponentë në prodhimin e iPhone 13. Ky zhvillim është një tregues se mungesa globale e çipave po e godet Apple më fort se sa ishte vlerësuar fillimisht, sipas gazetës Nikkei. Sipas të njëjtës gazetë, prodhimi i iPad-it u ul me 50 përqind nga planet fillestare të kompanisë për dy muajt e fundit.
Pavarësisht se prodhimi i iPhone 13 pati probleme për shkak të mbylljes së njësive të fabrikës në Azi, por edhe kërkesës së lartë në gjysmën e dytë të vitit, Apple e përballoi problemin në zinxhirin e furnizimit të çipave më mirë se disa kompani të tjera, duke pasur parasysh fuqinë e saj masive blerëse, por edhe marrëveshjet afatgjata të furnizimit me çipa, duke fituar terren nga konkurrentët e saj në tremujorin e tretë, shkruan abcnews.al.
Apple po i jep pjesërisht prioritet prodhimit të iPhone 13 sepse parashikon që do të ketë më shumë kërkesë për telefona inteligjentë sesa iPad pasi tregjet perëndimore fillojnë të rikuperohen nga pandemia, shkruan gazeta duke cituar burime anonime. /abcnews.al