Aksionet e kompanisë amerikane të teknologjisë Apple, shënuan rënie për ditën e dytë pas raportimeve se punonjësve të qeverisë kineze iu ndalua përdorimi i iPhone. Vlera e kompanisë në bursë në dy ditët e fundit me më shumë se 6 përqind ose rreth 200 miliardë dollarë.
Kina është tregu i tretë më i madh i gjigantit të teknologjisë, ku gjeneroi 18 për qind të të ardhurave totale vetëm vitin e kaluar, raporton BBC. Në këtë vend aziatik, shumica e produkteve të Apple prodhohen nga furnizuesi i saj më i madh, Foxconn.
Gazeta amerikane “The ëall Street Journal” raportoi dy ditë më parë se Pekini ka urdhëruar punonjësit e agjencive shtetërore që të mos përdorin iPhone gjatë punës dhe agjencia Bloomberg thekson se ndalimi mund të shtrihet edhe për punonjësit e organeve të tjera shtetërore.
Raportet erdhën përpara lançimit të iPhone 15, i cili do të dalë në shitje më 12 shtator. Qeveria kineze nuk ka komentuar ende këto raporte mediatike./abcnews.al