Apple fiton betejën 15 miliard dollarëshe me BE-në

schedule10:32 - 16 Korrik, 2020

schedule 10:32 - 16 Korrik, 2020

Apple ka fituar betejën gjyqësore me Bashkimin Europian, për t’i paguar Irlandës një faturë tatimore prej 15 miliardë dollarësh. Komisioni i BE-së deklaroi në 2016-ën se Apple kishte arritur një marrëveshje të paligjshme të taksave me autoritetet irlandeze, që i lejuan gjigandit të teknologjisë të paguante tarifa shumë të ulëta.

Sipas mediave të huaja, Gjykata e dytë më e lartë e Europës anuloi vendimin me argumentin se “Komisioni nuk arriti të tregojë në standartin e dhuhur juridik se ekzistonte një avantazh”. Qeveria irlandeze përshëndeti vendimin, duke thënë se “nuk kishte ofruar favorizime” për kompaninë amerikane, shkruan abcnews.al.

Apple gjithashtu shprehu mirënjohje për vendimin. Drejtori i Përgjithshëm, Tim Cook, më parë akuzoi Brukselin për ndërmarrjen e këtij vendimi që e cilësoi të gabuar. “Përtej faktit se Apple është shënjestruar qartë, dëmet më të mëdha të këtij aktvendimi do të jenë tek investimet dhe krijimi i vendeve të punës në Evropë”, deklaroi ai.

Gjykata e Përgjithshme tha se e mbështet të drejtën e BE-së për të shqyrtuar aranzhimet e taksave kombëtare. Sidoqoftë, kjo është hera e dytë që Brukseli nuk ka arritur të dëshmojë se një kompani shumëkombëshe përfitoi nga ndihmaT shtetërore, pasi një rast tjetër multimilionësh kundër Starbucks u rrëzua vitin e kaluar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!