Apollonia antike një prej parqeve arkeologjike më të mëdha të vendit është në shënjestrën e trafikantëve të objekteve antike.
Ky fakt pohohet për herë të parë në një tryezë të rrumbullakët me studiues të trashgimisë kulturore ku u prezantua dhe një projekt për mbrojtjen e Apollonisë.
Shembull moren dhe vjedhjen ne muzeun e Luvrit.
Parku Arkeologjik i Apollonisë shtrihet në një territor të gjerë por artefakte dhe objekte të lashta, gjenden dhe ne fshatrat perreth si Pojan, Povelcë dhe Radostinë.
Banorët e këtyre zonave thonë se objekte te lashta janë gjetur gjatë punimeve te tokes apo germimeve per ndertime.
Në vitin 2017, policia e Fierit arrestoi dy persona dhe sekuestroi 230 objekte antike të Apolonisë. Objektet ishin marre nga nëntoka përreth parkut arkeologjik për t’u shitur në tregun e zi jashtë vendi./abcnews.al

