Shkencëtarët kanë qenë prej kohësh të shqetësuar për efektet e një stuhie masive diellore në infrastrukturën elektronike të planetit tonë, por një studim i ri eksploron se si një stuhi diellore mjaft e fortë mund të ndërpresë të gjithë kontinentet nga interneti për ditë – ose edhe muaj.
Studimi vjen nga Sangeetha Abdu Jyothi, një profesoreshë në Universitetin e Kalifornisë, Irvine. Në të, ajo përshkruan sesi kabllot nënujore, të cilat janë thelbësore për lidhjen e kontinenteve me një internet të përbashkët, janë të prekshme nga një shpërthim masiv diellor si ato që goditën Tokën në vitet 1800 dhe në fillim të viteve 1900.
“Ajo që më bëri vërtet të mendoj për këtë është se me pandeminë ne pamë se sa e papërgatitur ishte bota. Nuk kishte asnjë protokoll për ta trajtuar atë në mënyrë efektive, dhe është e njëjta gjë me elasticitetin në internet. Infrastruktura nuk është e përgatitur për një ngjarje diellore në shkallë të gjerë. Ne kemi një kuptim shumë të kufizuar se sa do të ishte shkalla e dëmit.”, tha ajo. /abcnews.al