APOEL në kërkim të një trajneri, mbyllen bisedimet me Panuccin

schedule12:37 - 1 Nëntor, 2020

schedule 12:37 - 1 Nëntor, 2020

APOEL FC është në kërkim të një trajneri, pasi shkarkoi Marinos Ouzounidis. Klubi qipriot e ka nisur në mënyrën më të keqe kampionatin këtë sezon dhe drejtuesit e klubit mendojnë se ringritja mund të vijë me një tjetër trajner.

Gianluca Di Marzio raporton se APOEL po mendonte t’ia besonte stolin Christian Panuccit, italianit që më parë ka drejtuar kombëtaren shqiptare dhe që prej shkarkimit nga FSHF nuk ka gjetur ekip tjetër.

Eksperti i merkatos shkruan se palët nuk kanë arritur një marrëveshje. APOEL ka bërë ofertën e vet, por nuk e kanë kënaqur Panuccin në aspektin financiar. Kështu kjo pistë ka rënë dhe qipriotët duhet të shohin për të tjera opsione. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!