Aplikon për punë dhe e martojnë me një të panjohur

schedule18:51 - 29 Gusht, 2018

schedule 18:51 - 29 Gusht, 2018

Një 21 vjeçare në Hong Kong ka rënë pre e një mashtrimi ku në një intervistë pune është detyruar të martohet me një të panjohur.

Viktima, e cila ka preferuar të mbetet anonime, u tha gazetarëve se ajo fillimisht aplikoi për një punë si make up artist, por më vonë u bind që të aplikonte për një pozicion si planifikuese dasmash. Si pjesë të dokumentave për këtë punë, asaj i kërkohej të firmoste një certifikatë martese dhe të luante rolin e nuses në një ceremoni të supozuar false me një burrë të panjohur nga Kina.

Kur kuptoi se martesa ishte e vërtetë, ajo iu drejtua autoriteteve të Hong Kongut, të cilët u shprehën se ajo ishte një nga shumë viktimat e këtij lloji mashtrimi. Dyshimet janë se këto “martesa” realizohen për tu dhënë mundësi të huajve përreth të bëhen shtetas të Hong Kongut. Gruaja, e cila u tregua shumë strikte në ruajtjen e identitetit të saj, rrëfeu se ajo u njoh me ofertën për punë nga rrjeti social Facebook, ku ofrohej një punë si make up artist me pagesë rreth 1,528 Euro, por më vonë u bind nga po e njëjta agjensi që të aplikonte si organizuese dasmash, për shkak se mund të paguhej akoma më shumë.

Për këtë ajo ndoqi një kurs trajnimi dhe më pas bëri një provim, i cili konsistonte në realizimin e një martese në dukje flase, për hir të kursit në fjalë.
Dhe pse “martesa” konsistonte në dokumenta të firmosura në zyrat përkatëse legjislative, kompania mashtruese i tha viktimës se ata ishin miq të mirë me kryetarin e bashkisë dhe se do e shmangnin realizimin e një marteseve të vërtetë. Autoritetet përgjegjëse në Hong Kong u shprehën se me bërjen publike të këtij rasti ata mund të ndërgjegjësojnë vajzat e tjera që të bëjnë kujdes në të tilla raste. Policia vendase ka konsistuar rreth 1000 raste martesash false çdo vit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!