Nje kategori tjetër financimi, që nxit investimet e reja në bujqësi është pritur me interes nga fermerët ne qarkun e fierit. Faza e aplikimit është hapur nga sot dhe do të vazhdoje deri në nëntor ndërsa në fier duket se investimet kryesore në bujqësi do të jenë për serat diellore dhe blerja e mbjeteve bujqësore.
Kushtet dhe kriteret e përfitimit të financimit janë të ndryshme për secilin nga pesë sektorët e përfshirë ne skemë.
Ndryshe nga aplikimi për fondet mbështetëse që u kryen online, këtë herë fermerët duhet të dorëzojnë dosjen me dokumentacionin përkatës fizikisht në zyrat qëndrore të AZHBR.
Me pesë skemat e reja, bëhen gjithsej 13 kategori bujqësore dhe blektorale që përfitojnë mbështetje financiare nga qeveria./abcnews.al