Aplikacionet e “Meta” shfaqin probleme/ Raportohen ndërprerje të shërbimeve në Whatsapp, Facebook dhe Instagram

schedule20:11 - 11 Dhjetor, 2024

schedule 20:11 - 11 Dhjetor, 2024

Platforma të shumta të kompanisë Meta, duke përfshirë rrjetet sociale WhatsApp, Instagram, Threads dhe Facebook kanë pësuar një ndërprerje të gjerë, duke përfshirë përdoruesit në SHBA, Indi dhe Izrael.

Sipas raportimeve, përdoruesit e aplikacioneve mund të mos jenë në gjendje të aksesojnë mesazhet e tyre ose të përjetojnë kohë pritjeje jashtëzakonisht të gjata, shkruan Mirror.

Disa përdorues nëpër Bluesky, X dhe Reddit kanë shfaqur foto të përdoruesve që marrin mesazhe gabimi kur përpiqen të aksesojnë mesazhet e tyre.

Downdectector, një faqe e dobishme që lejon njerëzit të gjurmojnë ndërprerjet e internetit, tregoi një rritje masive të raporteve për Instagram rreth orës 13:00 me pothuajse 70,000 njerëz që raportuan problemin. Rritja është gjithashtu e njëjtë për Facebook dhe Messenger.

Sipas kësaj faqeje, 57% e përdoruesve kishin probleme me aplikacionin. Shumë komente në X shprehnin frikën e tyre se llogaritë e tyre po hakoheshin.