Apeli vendos për Berishën/ Seanca ndërpritet për disa minuta pushim, mungon prokurori Arben Kraja

schedule11:23 - 20 Nëntor, 2023

schedule 11:23 - 20 Nëntor, 2023

Sapo është ndërprerë për disa minuta seanca e ish-kryeministrit Sali Berisha, ndonëse ky i fundit nuk është paraqitur, por është përfaqësuar nga dy avokatët e tij.

Gazetari Ermal Vija raporton se prokurori Arben Kraja nuk është paraqitur dhe është zëvendësuar nga prokurorja Doloreza Musabelliu. Nuk dihet ende arsyeja pse Kraja ka marrë këtë vendim.

Ndërkohë, avokatët Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, kanë kërkuar shuarje të masës së sigurisë.

“Avokatët i kanë qendruar të njëjtave argumentave, në të cilat thonë se Berisha nuk ka kryer asnjë nga akuzat dhe familjarët e Berishës kanë refuzuar të firmosin vendimin. Avokatët mbrojtës pretendojnë se Berisha nuk ka qene në dijeni për vendimin e Gjykatës”, tha gazetari.

Sa i përket, paraqitjes së Berishës në orës 10:00, Vija thotë se ai ka refuzuar duke thyer një vendim të gjykatës, pasi duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji përpara Oficerit Gjyqësor.

Ndryshe ka ndodhur me biznesmenin Fatmir Bekteshin i cili në orën 11:00 të ditës së sotme është paraqitur në prokurori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!