Apeli rrëzon poshtë kërkesa e Interit, sfida me Bologna do të riluhet

schedule09:40 - 15 Shkurt, 2022

schedule 09:40 - 15 Shkurt, 2022

Sfida e prapamentur mes Interit dhe Bologna e cila ishte parashikuar të luhet më 6 janar, do të riluhet përsëri, me Gjykata sportive e Apelit të Federatën Italiane të Futbollit ka rrëzuar kërkesën e Interit në lidhje me mos zhvillimin e ndeshjes.

Zikaltërit zbritën në fushë, (ndërsa kuqeblutë jo sepse ishin bllokuar nga autoritetet shëndetësore, sepse kishin shumë pozitivë në skuadër) dhe kërkonin fitoren 3-0 në tavolinë pas vendimit të Gjykatësit Sportiv, që kishte vendosur që ndeshja të luhej.

Shkalla e dytë e gjyqësorit konfirmon vendimin e parë: ndeshja do të luhet. Gjithsesi Interi do të vazhdojë betejën gjyqësore, pasi pritet që të apelojë sërish vendimin kësaj radhe në Këshillin e Coni-t. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!