“Apeli” rikthen sërish në garë për “Kushtetuesen” Zhaklina Peton

schedule10:26 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 10:26 - 7 Dhjetor, 2020

Gjykata Administrative e Apelit rikthen sërish në garë për Gjykatën Kushtetuese, kandidaten e skualifikuar Zhaklina Peto.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, vendimi u mor ditën e sotme. Kështu Peto fiton për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ.

KED e skualifikoi atë për mos plotësim kriteresh, ndërkohë, tani duhet ta verifikojë për të tretën herë. Sipas procedurës, duhet të mblidhet sërish Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që të shqyrtojë vendimin e Apelit Administrativ për Peton.

Me këtë vendim shtyhet edhe për disa ditë dërgimi i emrave të tjerë, për emërim tek Presidenti dhe në Kuvend. Kandidatët që janë në garë për këto vakanca është Sonila Bejtja dhe Altin Binaj. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!