Taulat Balla ka reagaur pasi gjykata e Apelit vendosi të pushojë çështjen e lobimit rus, ku ishin të pandehur Lulzim Basha dhe dy zyrtarët e PD.
Sipas Ballës, vendimi i sotëm i nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, por thjeshtë ka vonuar drejtësinë. Balla thekson se dosja kriminale “Basha 675 mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).
Balla thekson gjithashtu se faktet do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.
Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës Penale me 13 janar, e cila pushoi çështjen Basha me argumentin se nuk kishte vepër penale.
LEXO EDHE: Gjykata e Apelit pushon çështjen “Basha” për lobimin rus
Reagimi i Taulant Ballës:
Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar DREJTËSINË.
Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).
- kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
?dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf - Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
?dokumenti i dytë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711… - Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
?dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf
Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?
Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.
/abcnews.al

