Apeli liron kontrollorët e aeroportit të Rinasit

schedule12:30 - 27 Prill, 2021

schedule 12:30 - 27 Prill, 2021

Gjykata e Apelit Tiranë, ka ndryshuar masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit.

Togat e zeza caktuan masën “detyrim paraqitje” për Armando Fezgen dhe Muhin Mezini që mbaheshin në burg, ndërsa Flora Ndreca, nga “arrest shtëpie” do të hetohet në gjendje të lirë.

Tre kontrollorët u arrestuan pasi u akuzuan si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë tre kontrollorët akuzoheshin për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!