Gjykata e Apelit la në fuqi masën e Gjykatës së Shkallës së Parë për Ervis Martinajn i liruar me garanci pasurore. Shkalla e Parë pranoi të ndryshonte masën e sigurisë të Martinajt kundrejt garancisë pasurore prej 50 milionë lekësh të vjetra.
Martinaj rifitoi lirinë 7 muaj pas ngjarjes së ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku u vra Fabiol Gaxhaj e u plagos Eljon Hato si dhe vetë Martinaj.
Ai u plagos në përplasjen me armë të ndodhur mbrëmjen e 4 Tetorit në zonën e ish Bllokut, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit në ambjentet e brendshme të lokalit Monopo Fabian Gaxha dhe u plagos shoku i tij Eljon Hato. Autori i dyshuar i ngjarjes është komandoja Mervjol Bilo, i cili është djali i dajës i këngëtares Elvana Gjata.
Krahas akuzave për ngjarjen, Ervis Martinaj ishte nën hetim edhe për vepra të tjera penale, si pastrim parash apo evazion fiskal në biznesin e tij të lojërave të fatit. Nga hetimet e prokurorisë, rezultonte se Ervis Martinaj përdorte edhe një identitet tjerë, të një shtetasi kosovar me emrin Admir Koca./abcnews.al