Gjykata e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë te dhënë nga Shkalla e Parë për 18 persona nga 28 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shpirti”.
Për 14 prej tyre, Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg”.
Ndërkohë prokurori Maskim Sota, ish zv.drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla dhe dy të arrestuarit e tjerë Abdyl Krasniqi dhe Luan Krasniqi, janë lënë në arrest shtëpie. Kujtojmë se në operacionin ndërkombëtar të kodur “Shpirti”, të zhvilluar në 2 korrik janë sekuestruar million euro.
Në kuadër të këtij operacioni ranë në pranga 28 persona mes të cilëve prokurori i Vlorës Maksim Sota, ish-oficeri i policisë në Vlorë, Festim Lelaj, i proceduar edhe në kohën e Tahirit.
Kujtojmë se prokurorit të Vlorës Maksim Sota iu sekuestrua makinë nga SPAK me dyshime që automjetin prokurorit t’ia kenë blerë trafikantët e drogës. Prokurori Sota apeloi masën e sekuestros dhe ka kërkuar që t’i kthehet makina por ditën e sotme Apeli i GJKKO ka hedhur poshtë pretendimin e tij.e.su./abcnews.al