Zyrtarët ukrainas po paralajmërojnë se forcat ruse mund të përshkallëzojnë sulmet raketore dhe ajrore gjatë fundjavës, përpara festimeve të planifikuara të “Ditës së Fitores të Rusisë”.
Në fjalimin e tij të përditshëm të natës vonë, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje qytetarëve që “të zbatojnë rreptësisht rregullat e rendit publik dhe të shtetrrethimit” në komunitetet e tyre.
“U kërkoj të gjithë qytetarëve tanë veçanërisht këto ditë të mos i injorojnë sirenat e sulmit ajror. Ju lutem, kjo është jeta juaj, jeta e fëmijëve tuaj”, tha ai.
Banorët janë gjithashtu të ndaluar të vizitojnë pyjet në territorin e dikurshëm të okupuar sepse “një kërcënim i madh i minave dhe minave me tela të mbetura pas ushtrisë ruse mbetet atje”, raporton BBC.
“Sigurohuni që të respektoni ndalimin”, u tha Zelensky ukrainasve.