Apeli i sekretarit amerikan të shtetit, Tillerson: “Mianmar të ndalojë dhunën ndaj minoritetit Rohingya”

schedule11:47 - 27 Tetor, 2017

schedule 11:47 - 27 Tetor, 2017

Sekretari amerikan i shtetit Reks Tillerson i kërkoi kreut të forcave të armatosura të Mianmar, Min Aung Hlaing, që të bashkëpunojë me qeverinë në mënyrë që ti jepet fund dhunës ndaj minoritetit musliman Rohingia në shtetin e Rakhine. Gjatë një bisede telefonike sekretari amerikan i shtetit i ka kërkuar forcave të armatosura të Mianmar që ndër të tjera të garantojnë kthimin e sigurtë të refugjatëve që janë larguar nga vendi gjatë krizës.