Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Apeli i Posaçëm zbardh vendimin për Llallën, i hapet rrugë rekursit  në Gjykatën e Lartë

schedule11:46 - 4 Nëntor, 2021

schedule 11:46 - 4 Nëntor, 2021

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i dënuar me 2 vite burg. Zbardhja e vendimit i hap rrugë edhe rekursit në Gjykatën e Lartë.

Sipas Apelit të Posaçëm ish-kryeprokurori Llalla, u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në gjermani. Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë.

Më konkretisht bëhet fjale për një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, thotë se ish kryeprokurori për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!