Apeli i Gjykatës së Hagës lë në burg të përjetshëm “kasapin e Bosnjës”

schedule16:28 - 8 Qershor, 2021

schedule 16:28 - 8 Qershor, 2021

Ish-gjenerali i ushtrisë Republika Srpskas, Ratko Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Lexo edhe: Gjykata vendos sot për apelin e Ratko Mlladiç

Kryetarja e trupit gjykues, Prisca Matimba Nyamba deklaroi se Mlladiç nuk ka mundur të rrëzojë akuzat për krime.

Lexo edhe: Vrau 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Bosnje, Mlladiç: Kam punuar me ndershmëri

Gjithashtu Dhoma e Apelit ka hedhur poshtë të gjitha ankesat e avokatëve për pretendimin e shkeljes së të drejtave. Sipas kryetares së trupit gjykues, Dhoma e Apelit është e mendimit se të drejtat e tij nuk janë shkelur.

“Dhoma e Apelit konstaton se Mlladiç ka dështuar të rrëzojë akuzat për genocid, vrasje e persekutim”, është shprehur Matimba Naymbe.

Mlladiç u dënua me burgim të përjetshëm për genocidin e Srebrenicës, pushtimin e Sarajevës dhe krime të tjera të kryera gjatë konfliktit në Bosnje në periudhën 1992 – 1995.

Gjatë luftës në Bosnje në vitin 1995, forcat serbe kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë. Procesi kundër Mlladiçit ka nisur më 16 maj të 2012, ndërsa aktakuza kundër tij është ngritur më 24 korrik 1995.

Në vitin 2017 gjykata shpalli fajtor ish-ushtarin serb për 10 akuza, mes të cilave dhe krime lufte e kundër njerëzimit.  Pas 16 vitesh në arrati, në vitin 2011 ish-kreu ushtarak i serbëve të Bosnjës, u arrestua, në një fshat në Serbi./i.k/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!