Apeli i GJKKO-së nuk i ka dhënë leje Fredi Belerit që të betohet si kryebashkiak i Himarës. Kërkesa u shqyrtua këtë të hënë, ku trupi gjykues vendosi që të rrëzojë kërkesën e tij për t’u betuar përpara këshillit bashkiak.
“Apeli ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës që Beleri të merrte leje të posaçme dhe të kryente betimin. Ishte ankimimi i bërë ndaj Shkallës së Parë pasi refuzoi që Beleri të merrte lejen e posaçme dhe të betohej për të marrë mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës. Ka qenë shkalla e parë që ka argumentuar që leja e posaçme nuk mund të jepet për leje si ajo e betimit por vetëm për arsye familjare apo shëndetësore. Gjykata e Apelit nuk është shprhur ende sa i takon argumentimit të refuzimit të kërkesës”, raportoi gazetari Ermal Vija.
Pak ditë më parë, GJKKO la të pandryshuar masën arrest me burg ndaj tij. Kujtojmë që Beleri ndodhet në burg që prej 12 majit të vitit 2023, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi akuzohet për shitblerje të votave./abcnews.al