Nuk ka masë më të butë sigurie, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Jaeld Çelës

schedule13:09 - 9 Gusht, 2021

schedule 13:09 - 9 Gusht, 2021

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Jaeld Çelës për masë më të butë sigurie. Apeli i GjKKO ka lënë në fuqi Shkallën e Pare duke caktuar ndaj ish-drejtorit të policisë së Vlorës masën “arrest me burg”.

Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës është dënuar me 3.4 vite burg me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas prokurorisë ka ndihmuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali për llogari të grupit të Habilajve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!