Juventusi kërkon të transferojë një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim. Houssem Aouar u tentua edhe gjatë merkatos së verës, teksa u raportua se bardhezinjtë ofruan 50 milion euro dhe kartonin e Federico Bernardeschi.
Ky i fundit refuzoi të bashkohej me Lyon dhe kështu tratativat dështuan. Gjithsesi Juventusi nuk do të heqë dorë nga lojtari i francezëve dhe në Itali shkruajnë se kampionët e Serie A e kanë edhe çelësin për arritjen e marrëveshjes.
Sipas Tuttosport ai është mbrojtësi Mattia De Sciglia, i cili ka kaluar në huazim te Lyon dhe kur të hapet merkato mendohet se ai është elementi që do të përdorin. Natyrisht edhe marrëdhënia e mirë mes klubeve zë një rol të rëndësishëm në mbylljen e marrëveshjes me sukses. /abcnews.al