Anxhelo Yzeiri, gjeniu i vogël që memorizon gjithçka në më pak se 15 minuta

schedule10:44 - 21 Janar, 2021

schedule 10:44 - 21 Janar, 2021

Mund të mendoni se Anxhelo është një fëmijë që rri gjithë ditën në libra. Jo… Atij i mjaftojnë vetëm 15 minuta lexim në ditë për të sistemuar me kujdes në kokën e tij të vogël e të bukur gjithë gjërat që di. Sipas psikologëve, koeficienti i inteligjencës së Anxhelos është 3 fish më i lartë se moshatarët e tij.

Anxhelo di t’ju përgjigjet në mënyrë perfekte pyetjeve nga historia, gjeografia, fizika e shumë fusha të tjera. E kur të rritet do të bëhet inxhinier ose gjeograf. Inteligjencën e Anxhelos, i ati, Denis Yzeiri e ka vërejtur qysh kur Anxhelo ishte fare i vogël.

“E kuptova kur ai mi përsëriste çdo gjë që i mësoja. Kuptova që Anxhelo ishte ndryshe. Kalonin muajt dhe i shtoja pyetjet. Jo më shumë se 15 minuta në ditë merresha. Ka memorie të përkryer, por është edhe çështje zgjuarsie.

I ati i Anxhelos na tregon gjithashtu se gjatë kohës që ishin emigrantë, shteti francez kërkoi të investonte në të ardhmen e vogëlushit.

“Kur ishim në France mori pjesë në konkurs.Fitoi mes 44 konkurrentëve.Shteti francez më kërkoi që Anxhelon ta shkollonte, por s’e lashë dot vetëm se mendoja fare të ardhmen pa fëmijët, jo lekë të kisha po asgjë. Anxhelo është diamanti im.”,shprehet Yzeiri.

Marrëdhënia që ka Anxhelo me të atin është përtej marrëdhënies atë e bir, më shumë ngjasojnë me dy shokë që ndajnë mes tyre të mirën e të keqen.

E kur Anxhelos i thua të kërkojë çfarë do dhurate që dëshiron, Anxhelo stepet. “Nuk dua asgjë, mi ka plotësuar të gjitha.Nuk dua që babi të harxhojë lekët me mua.” , thotë Anxhelo.

I ati i Anxhelos, i gjetur mes vështirësive ekonomike dhe përballë pamundësisë për të krijuar një të ardhme të denjë për djalin e tij, thotë se në mundësinë e parë do të largohet nga Shqipëria. Trishtim lë pas ky pohim… Shqipëria i rri ngushtë shumë kujt, Angelos e te ngjashëm vetëdije dhe më shumë…

Romina Braho/Abcnews.al