Anxhela Peristeri sjell ritëm në skenën e “Kosheres”: Unë rash në dashni

schedule21:18 - 6 Mars, 2022

schedule 21:18 - 6 Mars, 2022

E ftuara e parë e sezonit të tretë e Parodistit te spektakli i humorit “Kosherja”, është këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri. Ajo ka sjellë ritme në skenë, ku padyshim nuk ka munguar as dialogu nën petkun e vajzës së dashuruar.

“Unë rash në dashni, pa më thuaj se kush je ti?”, thotë Anxhela, ndërsa parodisti ia pret: “Unë ta thash një herë, jam burri. Seriozisht e ke?”.

Fatkeqësisht, mes të qeshurave të shumta, në fund ata përfundojnë të ndarë nga njëri-tjetrit.

“Ku po ikën një herë? Divorcin”, thotë Anxhela.

Ndërkohë, parodisti e lë pa fjalë: “Urdhëro. Më fal se nuk po të njoh se kush je”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!