Anuloi vizitën në Dubai, Papa Françesku flet për gjendjen shëndetësore: Kam bronkit akut dhe infektiv

schedule15:49 - 30 Nëntor, 2023

schedule 15:49 - 30 Nëntor, 2023

Papa Françesku njoftoi sot se vuan nga një formë akute e bronkitit, si pasojë e të cilit nuk mund të udhëtojë në Dubai këtë fundjavë për samitin e klimës COP28, raportojnë mediat e huaja.

“Doktori nuk më la të shkoj në Dubai, sepse atje është shumë vapë, nga dhomat e ngrohta kaloni në dhoma me kondicioner, gjë që nuk është shumë e dëshirueshme për gjendjen time aktuale shëndetësore. Falë Zotit nuk ishte pneumoni, por bronkit infektiv akut”, tha Papa duke shtuar se po trajtohet me antibiotikë.

Pavarësisht se është i sëmurë, Papa ende i kryen detyrat e tij dhe takohet me njerëz./abcnews.al