Anulohet takimi i ambasadorëve të BE-së, vendoset në karantinë përfaqësuesja kroate

schedule11:51 - 7 Mars, 2020

schedule 11:51 - 7 Mars, 2020

Një takim i ambasadorëve europianë i planifikuar  të premten u anulua pasi përfaqësuesja e Kroacisë u vendos  në karantinë për shkak të koronavirusit.

Një zëdhënës i Kroacisë në BE  tha  se ambasadorja e tyre, Irena Andrassy, ​​ishte në një takim me një koleg të Këshillit, personi prej të  cilit dyshohet se ka marrë virusin.

Për këtë arsye, ajo u vetëizolua deri në marrjen e masave paraprake.

Andrassy kishte  planifikuar të kryesonte një takim koordinimi mbi përhapjen e koronavirusit javën e ardhshme.

Kur u pyet nëse ambasadorja do të jetë në krye të takimit, zëdhënësja e  Kroacisë Goranka Primc tha për Politoco, “Jemi duke pritur, nuk kemi ende një përgjigje zyrtare. ”

Pasi u konfirmua rasti i parë të  mërkurën, Këshilli njoftoi  të premten se një koleg tjetër kishte testuar pozitiv – ai punon brenda zyrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të Këshillit, sipas një sekretarit të përgjithshëm të Këshillit.

Ai ishte në një takim me Andrassy dhe delegatët e tjerë të jashtëm të hënën dhe është vendosur për dy javë në karantinë.

Edhe për  personat e tjerë që kanë qënë në kontakt me të do të merren masa paraprake./abcnews.al