Një takim i ambasadorëve europianë i planifikuar të premten u anulua pasi përfaqësuesja e Kroacisë u vendos në karantinë për shkak të koronavirusit.
Një zëdhënës i Kroacisë në BE tha se ambasadorja e tyre, Irena Andrassy, ishte në një takim me një koleg të Këshillit, personi prej të cilit dyshohet se ka marrë virusin.
Për këtë arsye, ajo u vetëizolua deri në marrjen e masave paraprake.
Andrassy kishte planifikuar të kryesonte një takim koordinimi mbi përhapjen e koronavirusit javën e ardhshme.
Kur u pyet nëse ambasadorja do të jetë në krye të takimit, zëdhënësja e Kroacisë Goranka Primc tha për Politoco, “Jemi duke pritur, nuk kemi ende një përgjigje zyrtare. ”
Pasi u konfirmua rasti i parë të mërkurën, Këshilli njoftoi të premten se një koleg tjetër kishte testuar pozitiv – ai punon brenda zyrave të drejtësisë dhe punëve të brendshme të Këshillit, sipas një sekretarit të përgjithshëm të Këshillit.
Ai ishte në një takim me Andrassy dhe delegatët e tjerë të jashtëm të hënën dhe është vendosur për dy javë në karantinë.
Edhe për personat e tjerë që kanë qënë në kontakt me të do të merren masa paraprake./abcnews.al