Anulohet Panairi i Automjeteve në Bruksel, shkak pandemia Covid-19

schedule13:45 - 15 Tetor, 2020

schedule 13:45 - 15 Tetor, 2020

Panairi i Automjeteve në Bruksel është një ndër panairet më të rëndësishme të botës për automjete.

Mirëpo, një lajm i keq vjen për adhuruesit e automjeteve, ky panair nuk do të organizohet në vitin 2021 për shkak të pandemisë.

Në deklaratën me shkrim nga organizatorët e panairit thuhet se panairi që planifikohej të zhvillohet mes 15-24 janar 2021 është anuluar për shkak të pandemisë.

Sipas deklaratës, sektori i automjeteve tashmë është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe se pjesëmarrësit kanë nevojë për kohë për t’u shpëtuar nga ndikimet e pandemisë.

Në panairin që zhvillohej në një sipërfaqe prej 45 000 metrash katrorë në Expo Qendrën në Bruksel, ekspozoheshin qindra modele të ndryshme makinash, SUV, kamionë, automjete të lehta komerciale dhe motoçikleta. Në vitet e fundit panairin e vizitonin mesatarisht 500-600 mijë vizitorë. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!